Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë “Heshtja”, të zhvilluar më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës, nën dyshimin për përfshirje në kontrabandim të narkotikëve. Avokati i tij, Korab Bokshi, konfirmoi se Haraqijës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ai deklaroi se gjatë bastisjes në banesën e klientit të tij nuk është gjetur asgjë inkriminuese dhe mohoi përfshirjen e tij në veprën penale.