E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

NATIONS LEAGUE/ Shqipëria shkruan suksesin, Manaj dhe Hysaj vulosin triumfin në Budapest

Shqipëria e mbyll me festë aventurën në Grupin C1 të Ligës së Kombeve! Kuqezinjtë kanë marrë një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Bjellorusisë në Budapest të Hungarisë, duke blinduar vendin e parë në grup dhe duke siguruar ngjitjen në Ligën B.

Skuadra e drejtuar nga Rolando Maran nuk ka lënë vend për surpriza në këtë përballje vendimtare, duke konfirmuar epërsinë ndaj kundërshtarit dhe duke e mbyllur me sukses misionin e nisur në këtë edicion.

Heroi i parë i mbrëmjes ishte Rey Manaj, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të. Sulmuesi kuqezi u tregua i saktë përballë portës, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin dhe qetësinë e nevojshme për të administruar ndeshjen.

Goli i sigurisë erdhi në minutën e 57-të dhe mban firmën e kapitenit Elseid Hysaj. Mbrojtësi kuqezi provoi me një goditje drejt portës, topi u devijua dhe përfundoi në rrjetë, duke vulosur rezultatin 2-0 për Kombëtaren.

Reklamë

Me këtë sukses, Shqipëria konfirmon vendin e parë në Grupin C1, duke lënë pas Bjellorusinë dhe duke siguruar promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar dhe për trajnerin Rolando Maran, i cili e mbyll këtë fazë me një objektiv të realizuar. Kuqezinjtë tashmë mund të festojnë një tjetër hap përpara në arenën ndërkombëtare!

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.