“Barcelona dhe Real Madrid po e bëjnë La Ligën të mërzitshme”, trajneri i skuadrws spanjolle nuk kursehet aspak

15 Nëntor 2026
20:16
Telesport
back button

Luis Garcia Plaza, trajneri i Sevilla, ka kritikuar hendekun e madh midis ekipeve kryesuese dhe pjesës tjetër të konkurrentëve në La Liga. Ai vlerëson se epërsia e qartë e klubeve të mëdha e ka zbehur emocionin e garës, duke pasur parasysh aftësinë e tre ekipeve më të mira për të ruajtur nivele të larta dhe për t’u shkëputur ndjeshëm nga të tjerët që në javët e para të sezonit.

“Shoh se si tre ekipet më të mira (Real Madridi, Barcelona dhe Atletico) po e ruajnë nivelin e tyre. Bëra disa përllogaritje pak ditë më parë dhe duket se, me këtë ritëm, ato do t’i afrohen kuotës së 90 pikëve. Ekziston një hendek i madh; në fakt, ato po zhvillojnë një kampionat ku dy ekipe (Real Madridi dhe Barcelona) gëzojnë një epërsi absolute dhe kjo e ka bërë La Ligën të mërzitshme. Atletico Madridi është pak më prapa, por gjithsesi shumë më superior se ekipi që renditet i katërti”, tha Plaza.

Pavarësisht kritikave për strukturën e garës, García Plaza këmbënguli se Sevilla duhet të vazhdojë të punojë fort për ta mbyllur sezonin në pjesën e sipërme të tabelës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit