Juljan Shehu, mesfushori i Kombëtares, doli në konferencë pas fitores 0-2 ndaj Bjellorusisë.

“Të them të drejtën jam shumë i lumtur që performova mirë, por më e rëndësishme që ndihmova ekipin për një rezultat pozitiv. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Kemi potencial dhe kualitetin e duhur për ekipe më të forta.

Shpresoj të arrijmë Europianin nga kualifikueset, sepse do të ishte gjëja më e bukur për ne. Nuk do të ishte e vështirë të shkonim në “play off”. Shpresoj të shkojmë në Europian nëpërmjet kualifikueseve”, deklaroi Shehu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb