Qytetarë dhe studentë janë mbledhur sërish këtë të diel përpara godinës së Kryeministrisë, në vijim të protestave kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Tubimi i sotëm shënon ditën e 169-të të protestave.

Protesta vjen një ditë pas tubimit kombëtar të zhvilluar të shtunën, i cili nisi para Ministrisë së Arsimit dhe më pas vijoi me marshimin e pjesëmarrësve në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Edhe këtë herë, protestuesit kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij nga drejtimi i qeverisë. Ata shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.