Dy tentativa për kontrabandë mallrash janë zbuluar dhe bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, gjatë kontrolleve të ushtruara nga autoritetet doganore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një autobusi u gjetën steka cigaresh, duhan i grirë, çanta dore dhe mallra të tjera të natyrës tregtare, të cilat nuk ishin deklaruar sipas procedurave ligjore.
Ndërsa në rastin e dytë, në një tjetër autobus u zbulua një sasi e konsiderueshme cigaresh kontrabandë, të pajisura me pulla fiskale të huaja dhe të padeklaruara pranë autoriteteve doganore. Mallrat u sekuestruan, ndërsa kontrollet synojnë parandalimin e kontrabandës dhe shmangies së detyrimeve doganore.
Të lidhura
None found








