Shqipëria e mbylli me sukses aventurën në Grupin C1 të Ligës së Kombeve, duke siguruar ngjitjen në Ligën B pas fitores 2-0 ndaj Bjellorusisë në Budapest.
Një objektiv i rëndësishëm i realizuar nga kuqezinjtë, që tashmë shohin drejt sfidave të reja dhe synimeve më të mëdha.
Pas përfundimit të takimit, për mediat foli edhe kapiteni Berat Gjimshiti.
Mbrojtësi kuqezi vlerësoi bazat që ka aktualisht skuadra, ndërsa theksoi se afrimi dhe kontributi i lojtarëve të rinj mund ta ndihmojnë Kombëtaren të bëjë hapa të tjerë përpara.
“Sigurisht që bazat ekzistojnë. Besoj ato të rinj që vijnë na përmirësojnë. Të vazhdojmë përpara dhe të mos kemi limite si skuadër”, tha Gjimshiti.













