Nga Nano, grupi që votoi Bamir Topin, Kokëdhima e Spiropali! Të gjitha rastet e përjashtimeve nga PS
Modertorja Greta Topjana në nisje të emisionin “Review” në Euronews Albania ka paraqitur një tabelë me disa emra nga përjashtimet ndër vite nga Partia Socialiste. Topjana ka shpjeguar gjithashtu shkurtimisht se kur janë marrë këto vendime nga viti 2007 e deri tek rasti më i fundit të shtunën me përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Ndër emrat e përmendur janë Fatos Nano, Ben Blushi, Koço Kokëdhima, Saimir Tahiri etj.
“Dua t’ju prezantoj me një grafikë në të cilin sigurisht do më duhet të bëj herë pas here një koment për të sqaruar atë çfarë quhet rastet e përjashtimeve nga PS. Do kemi mundësi që ta shohim. Është përjashtim nga forumi, përjashtim nga partia, përjashtim nga drejtimi politik.
Çfarë lloj përjashtimi? Do e nisim me vitin 2007 ku sikurse shihni dhe në krye të listës, i ndjeri Fatos Nano është përjashtuar. Në fakt lajmi është bërë i ditur nga vetë zoti Rama teksa i ka komunikuar gazetarëve se ai nuk do të jetë më pjesë e projektit politik të Partisë Socialiste.
Ndërkohë në vitin 2007 po ashtu teksa e shihni dhe në kolonën që kemi përgatitur nuk do të ishin pra nuk do të ishin më apo ishin të përjashtuar edhe gjashtë deputetët Paulin Sterkaj, Durim Hushi, Bukuror Safa, Taulan Dedja dhe Hamit Kosta, të cilët u përjashtuan nga grupi parlamentar i PS-së pas votës që dhanë për presidentin aso kohe emrin i cili vinte nga radhët e Partisë Demokratike Bamir Topin.
Do shkojmë në vitin 2011. Kemi një tjetër emër, Kastriot Islami i cili u përjashtua nga grupi parlamentar socialist. Ky përjashtimi i tij i zotit Islami shkaktoi një debat të madh në Partinë Socialiste dhe erdhi për shkak se të vendimit që ai nuk ka respektuar qëndrimin politik të partisë.
Ky është një moment i cili për këta tre emra, Arben Malajn, Marko Bellon, Andis Harasanin, por gjithashtu edhe për Ben Blushin, solli në vëmendje edhe një reagim tjetër në Partinë Socialiste, duke qenë se nisim “Lëvizja për mendim ndryshe”. Këto emra filluan ose të paktën dhe në reagimet e tyre filluan dhe u postuan nga arena apo drejtimi politik apo pozicionet politike të cilat kishin brenda Partisë Socialiste.
Do shkojmë në vitin 2015. Kemi largimin e Tom Doshit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Ndërkohë në 2016 dy emrat Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi nisin partinë e tyre “Libra” edhe sigurisht dhe pas lëvizjes së 2011-s.
Ndërkohë që Koço Kokëdhima, një tjetër emër u shkarkua nga funksionet drejtuese të Partisë Socialiste. Vazhdojmë më tej, kemi emrin e Sajmir Tahirit, një emër i rëndësishëm i Partisë Socialiste që ish-ministri i brendshëm u përjashtua nga grupi parlamentar dhe forumet e Partisë Socialiste.
Ndërkohë do kalojmë në një tjetër emër. Gjetan Gjetani në 2018-n që largohet. Dritan Leli përjashtohet nga Partia Socialiste dhe dy emrat e fundit në 2026-n Plaren Dreca dhe Elisa Spiropali që sipas konfirmimit zyrtar dhe të dytë të zotit Klosi janë përjashtuar nga forumet politike të partisë socialist”, tha Topjana.
Bllokohen 2 tentativa për futjen e mallrave kontrabandë në Kapshticë
Protestë para Kryeministrisë, të rinjtë gjuajnë topa futbolli (VIDEO)
Hysaj dyfishon avantazhin, Shqipëria shkon në 2-0 ndaj Bjellorusisë
- 20:35 Defekti në sistemin e kontrollit të trafikut ajror, mijëra fluturime anulohen dhe vonohen prej 2 ditësh në SHBA
- 20:24 Estonia nga 1 dhjetori do të mbyllë pikat kufitare me Rusinë, shkak sulmi sabotues ndaj prodhuesit të dronëve
- 20:18 Gjykata bllokon planin e Trump për të rinovuar fushën historike të golfit në Uashington
- 20:09 Shqipëria mposht 2-0 Bjellorusinë, mbyll Grupin C1 në vendin e parë! Kuqezinjtë rikthehen në Ligën B të UEFA Nations League
- 19:59 Bllokohen 2 tentativa për futjen e mallrave kontrabandë në Kapshticë
- 19:45 Zjarri në bazën ushtarake në Kanada, shkon në 5 numri i viktimave! 24 të tjerë në spital