Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë edhe këtë të diel përpara Kryeministrisë, ku qytetarë dhe studentë janë mbledhur në ditën e 169-të të qëndresës.
Kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Rama, të cilën e konsiderojnë të panegociueshme.
Protesta e sotme vjen një ditë pas marshimit kombëtar të studentëve, të cilët kundërshtuan ofertën e qeverisë për dialog dhe paralajmëruan vijimin e qëndresës deri në largimin e Ramës.
Me sloganin “Rama jep dorëheqjen”, protestuesit shprehin vendosmërinë për të mos u tërhequr nga kërkesa e tyre.
© SYRI.net