La shenjën në fitoren ndaj Bjellorusisë: U arrit objektivi, qershia mbi tortë do të ishte të nënshkruaja me një skuadër Shqipëria mbylli në vendin e parë Grupin C1 të Nations League, ndërsa trajneri italian vlerësoi lojtarët, rekordet e arritura dhe rritjen e skuadrës gjatë ndeshjeve të fundit.
Shqipëria e Rolando Maran duket se ka gjetur një tjetër fytyrë. Fitorja 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest i siguroi Kombëtares vendin e parë në Grupin C1 dhe ngjitjen në Ligën B të Nations League. Një mbyllje pozitive e këtij rrugëtimi për kuqezinjtë, që tashmë mund të shohin me më shumë besim drejt objektivave të ardhshëm.
Pas ndeshjes, trajneri Rolando Maran foli për paraqitjen e skuadrës, duke përgëzuar futbollistët dhe duke vënë në dukje statistikat pozitive të arritura gjatë kësaj fushate. Italiani theksoi gjithashtu se Kombëtarja është rritur ndjeshëm nga ndeshja në ndeshje dhe se dëshira e tifozëve për të parë Shqipërinë në Europian është plotësisht e kuptueshme.
Maran nuk harroi të falënderonte edhe presidentin e FSHF-së për besimin e dhënë, si dhe tifozët për mbështetjen ndaj skuadrës. “Në fakt komplimenta për lojtarët. Sigurisht që është e vërtetë që janë disa fitore, edhe lojtarët që kanë debutuar, por edhe statistikat. Kemi rekord pikësh. Kemi shënuar shumë dhe kemi pësuar pak.
Skuadra ka përthithur idetë tuaja? Në fillim të rrugëtimit se ke të mundur të perceptosh. Por me zhvillimin e këtyre ndeshjeve skuadra është rritur shumë. Shqiptarët duan Europianin? Jemi në pikat e duhura dhe bëjnë mirë që e duan Europianin. Falenderoj edhe presidentin për besimin që më dha. I lumtur edhe për tifozët dhe mbështetjen e tyre”, tha Maran.
Top Channel