Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private të përdoruesve Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka kërkuar 50 miliardë dollarë shtesë për modernizimin e sistemit të kontrollit të trafikut ajror në SHBA, duke fajësuar administratat e mëparshme dhe Kongresin për gjendjen e amortizuar të infrastrukturës.
Në një intervistë për emisionin “State of the Union” të CNN, Duffy argumentoi se dekada të tëra me investime të pamjaftueshme kanë lënë pajisjet kryesore të aviacionit të vjetruara dhe të papërshtatshme për nevojat aktuale.
I pyetur nëse merrte përgjegjësi për ndërprerjen e fluturimeve, sekretari nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por ia atribuoi problemet gjendjes së trashëguar nga administratat e mëparshme.
“Unë marr përgjegjësi për atë që më është lënë nga administratat e mëparshme”, deklaroi ai.
Duffy theksoi se disa prej pajisjeve të përdorura nga kontrolli ajror janë jashtëzakonisht të vjetra. Sipas tij, një pjesë e sistemeve datojnë që nga vitet 1990, ndërsa disa radarë janë prodhuar që në vitet 1960 dhe 1970.
Ai vlerësoi se fondi prej 12.5 miliardë dollarësh, i miratuar më herët nga Kongresi për përmirësimin e sistemit, është i pamjaftueshëm për të zgjidhur problemet e akumuluara ndër vite.
“12.5 miliardë dollarë, pas dekadash mungesë investimesh, nuk janë aspak të mjaftueshme për të rregulluar të gjitha problemet që kemi në hapësirën ajrore”, u shpreh sekretari, sipas raportimit të “The Hill”.
Ai sqaroi se fondet e miratuara janë të destinuara për ndërhyrje specifike, përfshirë përmirësimin e radiove, radarëve dhe pajisjeve të telekomunikacionit, ndaj nuk mund të përdoren për të gjitha nevojat e sistemit.
Përveç teknologjisë së vjetëruar, Duffy ngriti shqetësime edhe për gjendjen fizike të kullave të kontrollit të trafikut ajror. Sipas tij, disa prej ndërtesave nuk kanë ashensorë funksionalë apo sisteme të përshtatshme kondicionimi, ndërsa të tjera kanë probleme me çatitë që rrjedhin.
Kërkesa për financime të reja vjen në një moment kur infrastruktura e kontrollit ajror në SHBA është sërish në qendër të vëmendjes, pas ndërprerjes së fluturimeve që nxori në pah problematikat e sistemit.
Top Channel