Shqipëria mbyll me sukses grupin C1, Maran: Arritëm shifra të pazakonta dhe thyem rekorde të së shkuarës

15 Nëntor 2026 | 21:11

Pas fitores, mbylljes së grupit në vendin e parë dhe ngjitjes përfundimisht në ligën B të Ligës së Kombeve, trajneri i Kombëtares Rolando Maran ka shprehur krenarinë e tij për paraqitjen e skuadrës, duke e cilësuar këtë si një frymë të një pune të gjatë e sakrificash.

Tekniku ka vënë theksin te mentaliteti i duhur dhe lidhja e fortë e krijuar me tifozët, të cilët sipas tij do ta kishin mbushur stadiumin nëse do të kishin pasur mundësi.

Sipas tij, rëndësi ka vendosja e lojtarëve në kushtet më të mira të formës aktuale për të zbatuar idetë në fushë.

Për sa i përket të ardhmes dhe shortit të ardhshëm për Evropianin, trajneri theksoi se një rezultat i mirë ndihmon për një grup më të favorshëm, ndërsa bëri thirrje që ky sukses të shijohet.

“Mendoj se kemi arritur disa shifra të pazakonta, duke thyer edhe rekorde të së shkuarës. Kemi krijuar një lidhje, besim të tifozët tanë dhe kjo i jep më shumë rëndësi asaj që kemi bërë. Falenderoj dhe jam I kënaqur për besimin dhe zgjedhjen që ka bërë FSHF për të marrë kombëtaren. Arritëm edhe objektivin që ishte ta mbyllnim të parët në grup.

Besoj se filozofia dhe idetë tona janë arritur tashmë në maksimum. Kam parë në fushë një skuadër që ka zbritur në fushë ka implemetuar idetë.

Ne e meritonim dhe duhet ta fitonim këtë ndeshje për vendin e parë. pa sakrifica dhe mentalitetin e duhur nuk do arrihej. Komplementa u kam bërë lojtarëve se përveçse fituan kanë bërë krenarë edhe tifozët. Besoj se ky sezon ka qenë I mrekullueshëm, por është vetëm objektivi ynë i parë sepse duhet të rritemi më tepër. Tifozët tanë nuk mund të ishin këtu sepse nëse do kishin mundësi do ta mbushnin stadiumin. Do doja shumë ta ndaja me ata këtë fitore.

Shorti për Evropianin? Një rezultat I mirë të ndihmon shumë për një grup më të favorshëm. Mbetet për t’u parë shorti, por ne arritëm objektivin që kishim. Tani duhet të festojmë pak. Se duhet festuar për çdo arritje. Jam shumë i lumtur brenda vetes. Festohet sepse më pas të ndihmon të arrish gjëra të tjera.

Moduli 3-4-2-1? Unë në fakt nuk u kam kushtuar asnjëherë rëndësi modulit ose numrave se si rreshtohen sepse mundohem ti vendos lojtarët në kushtet më të mira që ata të japin më të mirën. Kur kam përdorur skema specifike ka ndodhur kur kam qëndruar shumë vite në një skuadër dhe kemi ndërtuar diçka, por në kombëtare kam mundësi të zgjedh lojtarët në varësi të formës aktuale. Skemat, numrat dhe modulet janë dytësore sepse e rëndësishme është koncepti i lojës. Këto i kemi arritur edhe pse nuk është thjeshtë e lehtë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria mposht 2-0 Bjellorusinë, mbyll Grupin C1 në vendin e parë! Kuqezinjtë rikthehen në Ligën B të UEFA Nations League

Shqipëria fiton 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest, duke u ngjitur kështu përfundimisht në ligën B të Ligës së Kombeve. Shqipëria e mbylli pjesën e parë...
20:09 | 15/11/2026

Hysaj dyfishon avantazhin, Shqipëria shkon në 2-0 ndaj Bjellorusisë

Shqipëria ka dyfishuar epërsinë ndaj Bjellorusisë, duke kaluar në avantazh 2-0 në minutën e 57-të të ndeshjes vendimtare për kreun e Grupit C1 në Ligën...
19:30 | 15/11/2026

Shqipëri–Bjellorusi, kuqezinjtë kalojnë në avantazh 1-0 me golin e Rey Manajt

Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Bjellorusisë, në përballjen vendimtare për kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve. Golin...
18:58 | 15/11/2026