Mbrojtja nga aflatoksina, Panariti: Siguria e qumësht, nuk varet nga kontrolli i importit

15/11/2026 21:20

Që prej muajit tetor ministria e bujqësisë ka marrë vendimin për të analizuar çdo ngarkesë misri për kafshë që importohet nga Shqipëria, por për ish-ministrin e bujqësisë Edmod Panariti kjo nuk formë nuk ka stopuar prodhimin e aflatoksinës në fermat shqiptare.

“Është edhe pak qesharake sepse gjithmonë kërkohet një armik I jashtëm për të shkarkuar përgjegjësinë”.

Fajin nuk e ka origjina e ushqimit blegtoral, por mungesa e infrastrukturës pasi bari dhe misri vazhdojnë të qëndrojnë në qiell të hapur dhe jo në magazine.

“ Në qoftë se ti nuk garanton nivelin e garantuar të lagështirës, tharjen e ushqimit para se ty jepet kafshëve, pavarësisht se vjen ushqimi nga Serbia, Gjermani, Franca apo prodhim lokal, e ka të garantuar që do të ndodhi”.

Aflatoksina do të jetë në qumësht për aq kohë sa njerëzit që rrisin kafshë nuk do të mbështeten për ndërtimin e magazinave të reja.

Rritja e kafshëve në ferma modern nuk mund të bëhet me buxhetin që i është përcaktuar ministrisë së bujqësisë, 17,9 miliard lekë janë të pamjaftueshme përballë nevojave që ka blegtori ynë. Ky realitet mund të ndryshohet vetëm atëherë kur BE t’i besojë sërish programin IPARD, Shqipërisë.

“Fondet IPARD për këtë punë ishin, por në prej 3 vitesh i kemi të bllokuara, po të shikojmë Malin e Zi, apo Serbi ata nuk e kapërcenin kurrë masën e përfitimit 50 mijë euro, kjo për të dhënë mundësi përfitimi dhe përmirësimi infrastrukturës të gjithëve.”

Presioni i BE, po i detyron fabrikat të furnizohen me qumësht importi, kjo formë e re tregtia shpëton industrinë por jo prodhimin vendas.

Top Channel