Trajneri i Kombëtares Rolando Maran ka qenë shumë i lumtur pas fitores së Kombëtares, duke arritur objektivin, ndërsa pas ndeshjes është shprehur se do të kishte dashur shumë që të festonte me tifozët. Ai thotë se ky është vetëm fillimi, ndërsa do të mendojë për shortin e Evropianit që është me 6 dhjetor pas festës.

“Falenderimi i shkon skuadrës se kanë qenë lojtarët që kanë dhënë gjithçka në fushë. Kemi punuar shumë dhe ka patur gjithmonë rritje të skuadrës. Duke qenë të vëtdijshëm për atë që donim të bënim. Mendoj se kemi arritur disa shifra të pazakonta, duke thyer edhe rekorde të së shkuarës. Kemi krijuar një lidhje, besim të tifozët tanë dhe kjo i jep më shumë rëndësi asaj që kemi bërë. Falenderoj dhe jam I kënaqur për besimin dhe zgjedhjen që ka bërë FSHF për të marrë kombëtaren. Arritëm edhe objektivin që ishte ta mbyllnim të parët në grup.

Besoj se filozofia dhe idetë tona janë arritur tashmë në maksimum. Kam parë në fushë një skuadër që ka zbritur në fushë ka implemetuar idetë.

Ne e meritonim dhe duhet ta fitonim këtë ndeshje për vendin e parë. pa sakrifica dhe mentalitetin e duhur nuk do arrihej. Komplementa u kam bërë lojtarëve se përveçse fituan kanë bërë krenarë edhe tifozët. Besoj se ky sezon ka qenë I mrekullueshëm, por është vetëm objektivi ynë i parë sepse duhet të rritemi më tepër. Tifozët tanë nuk mund të ishin këtu sepse nëse do kishin mundësi do ta mbushnin stadiumin. Do doja shumë ta ndaja me ata këtë fitore.

Shorti për Evropianin? Një rezultat I mirë të ndihmon shumë për një grup më të favorshëm. Mbetet për t’u parë shorti, por ne arritëm objektivin që kishim. Tani duhet të festojmë pak. Se duhet festuar për çdo arritje. Jam shumë i lumtur brenda vetes. Festohet sepse më pas të ndihmon të arrish gjëra të tjera.

Moduli 3-4-2-1? Unë në fakt nuk u kam kushtuar asnjëherë rëndësi modulit ose numrave se si rreshtohen sepse mundohem ti vendos lojtarët në kushtet më të mira që ata të japin më të mirën. Kur kam përdorur skema specifike ka ndodhur kur kam qëndruar shumë vite në një skuadër dhe kemi ndërtuar diçka, por në kombëtare kam mundësi të zgjedh lojtarët në varësi të formës aktuale. Skemat, numrat dhe modulet janë dytësore sepse e rëndësishme është koncepti i lojës. Këto i kemi arritur edhe pse nuk është thjeshtë e lehtë.”


Lajmi kryesor:

Fitorja 0-2 kundër Bjellorurisë, Shqipëria e Maran përmbush misionin në Ligën e Kombeve! Tre benefite për kuqezinjtë (VIDEO)