Myrto Uzuni ka folur me superlativa pas fitores 2-0 që Kombëtarja mori kundër Bjellorurisë në ndeshjen e fundit të grupit. Sipas sulmuesit ‘kuqezinjtë bënë një ndeshje të madhe, duke treguar forcën’.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të madhe sot, ka qenë një finale për ne. E dimë kualitetit tonë, erdhëm për të fituar, çunat kanë bërë një ndeshje të madhe sot.

Tifozët kanë qenë forca jonë më e madhe. Të dy fitoret kanë qenë mëse të merituara. Gjithmonë i marrim ndeshjet një nga një. Krijojmë më shumë raste tani përpara. Gjithë lojtarët japin maksimumin”, deklaroi Uzuni për ‘Supersport’.


Lajmi kryesor:

Fitorja 0-2 kundër Bjellorurisë, Shqipëria e Maran përmbush misionin në Ligën e Kombeve! Tre benefite për kuqezinjtë (VIDEO)