E diel, 15 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar policisë, shqiptari 40-vjeçar përfundon në gjendje kritike
Lajme

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar policisë, shqiptari 40-vjeçar përfundon në gjendje kritike

Një 40-vjeçar shqiptar ndodhet në rrezik për jetën në Maltë, pasi dyshohet se gëlltiti një sasi lënde narkotike në momentin kur policia tentoi ta arrestonte. Ngjarja ndodhi të dielën, rreth orës 11:00, në zonën e Gjirit të Shën Palit, në rrugën Triq il-Halel.

Gjithçka nisi pas ndalimit të një automjeti, drejtuesi dhe pasagjeri i të cilit nuk kishin vendosur rripat e sigurimit. Gjatë kontrollit të makinës, efektivët gjetën te pasagjeri një dorezë metalike për grusht, si dhe një substancë të dyshuar si lëndë narkotike.

Në momentin kur policia tentoi ta arrestonte, 40-vjeçari bëri rezistencë dhe u përpoq të largohej. Gjatë kësaj përpjekjeje, ai dyshohet se gëlltiti edhe substancën narkotike që kishte me vete.

Shqiptari u transportua me urgjencë në spitalin Mater Dei, ku mjekët konstatuan se ndodhej në gjendje kritike dhe në rrezik për jetën.

Në të njëjtën ngjarje u përfshi edhe drejtuesi i automjetit, një 42-vjeçar shqiptar, i cili tentoi të largohej nga policia, por u kap dhe u vendos në paraburgim.

Gjatë kontrolleve, efektivët sekuestruan gjithashtu një sasi të konsiderueshme të një substance të dyshuar si kokainë dhe dy thika. Një punonjëse e policisë pësoi lëndime të lehta gjatë ndërhyrjes.

Autoritetet malteze vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.