Estonia ka vendosur të mbyllë plotësisht të gjitha pikat e kalimit kufitar me Rusinë duke nisur nga data 1 dhjetor 2026. Vendimi u këtë të diel, pasi autoritetet estoneze parandaluan një tentativë sabotimi dhe zjarrvënieje ndaj kompanisë vendase të mbrojtjes "Thriëd Sistëms", e cila prodhon dronë ushtarakë. Forcat e sigurisë në Estoni parandaluan një sulm që synonte shkaktimin e një shpërthimi dhe zjarri në ambientet e fabrikës së dronëve në Viimsi, në veri të Talinit. Kryeministri Kristen Mikal dhe Ministri i Jashtëm Margus Cahkan deklaruan se ekzistojnë prova të qarta që sulmi është urdhëruar nga inteligjenca ushtarake ruse. Policia estoneze ka ndaluar tetë persona, të cilët janë banorë ose shtetas të Letonisë, të dyshuar për organizimin dhe tentativën e ekzekutimit të këtij sabotimi.