Katastrofë e Italisë, shkatërrohet nga Belgjika, mbetet jashtë çerekfinaleve, Franca bën detyrën ndaj Turqisë Në një tjetër supersfidë të vlefshme për UEFA Nations League, Anglia ka arritur një triumf luksi dhe plot grintë në transfertë ndaj Spanjës, duke fituar me rezultatin 3-2 në stadiumin Riyadh Air Metropolitano.
Përballja dhuroi ritëm të lartë dhe kthesa të papritura, duke e mbyllur fazën e grupeve me një ndeshje spektakolare.
Pjesa e parë foli e gjitha për anglezët, të cilët arritën të kalonin në avantazh pikërisht në sekondat e fundit të fraksionit, kur Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 45-të. Me nisjen e pjesës së dytë, Anglia shpërtheu fuqishëm duke e çuar epërsinë në 3-0 falë dy golave të shpejtë nga Ezri Konsa në minutën e 53-të dhe Ben White në minutën e 57-të.
Kur dukej se gjithçka kishte marrë fund, Spanja u zgjua nga gjumi dhe nisi një reagim të furishëm. Mikel Oyarzabal ngushtoi shifrat në 3-1 përmes një penalltie në minutën e 65-të (në një aksion ku Anglia mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit të Elliot Anderson me karton të kuq), ndërsa Nico Williams hapi sërish ndeshjen duke shënuar golin e dytë për “La Roja” në minutën e 75-të. Megjithatë, anglezët rezistuan deri në vërshëllmën përfundimtare për të siguruar tri pikët e arta në tokën spanjolle.
Pavarësisht kësaj humbjeje në sekondat e fundit të grupit, Spanja e ruan vendin e parë dhe e mbyll kryesimin e Grupit 3 me 15 pikë të grumbulluara nga gjashtë ndeshje. Pas saj, Anglia pozicionohet në vendin e dytë me 12 pikë. Të dyja kombëtaret e kishin siguruar më herët kualifikimin për në fazën çerekfinale të turneut. Ndërkohë, në dy pozicionet e fundit të grupit u renditën Kroacia me 3 pikë dhe Republika Çeke në vendin e fundit pa mundur të sigurojë asnjë pikë.
Top Channel