Autoriteti Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka gjobitur kompaninë Meta me 805 milionë euro për shkelje të rregullave të privatësisë, pasi aplikacioni Facebook në pajisjet Android dyshohet se ka pasur akses në fotografitë, videot dhe të dhënat e tyre shoqëruese të ruajtura në telefonat e përdoruesve italianë, pa marrë një pëlqim të qartë dhe të informuar. Sipas autoritetit italian, gjoba përfaqëson rreth 0.47% të xhiros globale të grupit dhe lidhet me mënyrën se si funksiononte një veçori e Facebook-ut, e prezantuar në vitin 2023, me emrin “Merr sugjerime nga galeria kur shfleton Facebook-un”. Ky funksion u ofronte përdoruesve mundësinë të merrnin sugjerime për publikime bazuar në fotografitë dhe videot e ruajtura në memorien e telefonit.