Spanja bie pas 43 ndeshjesh, feston Anglia
Anglia mposhti kampionët e botës, Spanjën, për herë të parë në 43 ndeshje dhe fitoi Grupin 3 të Ligës së Kombeve. Në Metropolitano u zhvillua një ndeshje mjaft emocionuese. Kane zhbllokoi sfidën me një penallti para përfundimit të pjesës së parë.
Në fillim të pjesës së dytë, Konsa dhe White i dhanë Anglisë epërsinë 3-0. Më pas Anderson u përjashtua, ndërsa Oyarzabal ngushtoi diferencën. Spanja vazhdoi më tej dhe ngushtoi diferencën përsëri me Ëilliams. Pastaj, spanjollët bënë presion të fortë në fund, por Anglia qëndroi e vendosur dhe fitoi.
Ndërkohë, Harry Kane është lojtari i dytë që shënon në shtatë ndeshje radhazi jashtë fushe për Anglinë, pas Tom Finney nga shtatori 1946 deri në maj 1948.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



