Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldinho kthehet me fitore në fushën e gjelbër

Ronaldinho

Pas më shumë se një dekade pasi u pensionua nga futbolli profesionist, legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, është kthyer sërish në fushën e gjelbër. 

Ai ka luajtur të dielën për ekipin e kategorisë së tretë të Italisë, Ravenna. 

46-vjeçari u prit ngrohtësisht në “Stadio Bruno Benelli” në derbin lokal ndaj Forlit. 

Ravenna e fitoi 2:0 ndeshjen e xhiros së 14-të të Serie C të Italisë dhe mbetet në garë për promovim në Serie B.

Ravenna e dyta i ka 32 pikë, gjashtë më pak se liderja, Spezia. 

Edhe Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare Futboll Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare

Ronaldinho, i cili e mbajti numrin 10 në fanellë, e kompletoi pjesën e parë. Më pas u zëvendësua. 

Ai ishte pjesë e aksionit kur u shënua goli i parë Giulio Donati, në minutën e 36-të të ndeshjes. 

Ronaldinho befasoi të gjithë kur bëri lëvizjen në muajin qershor dhe të dielën e luajti ndeshjen e parë në nivel klubesh pas një kohe të gjatë. Për herën e fundit luajti në vitin 2015 për skuadrën Fluminense të Brazilit. 

Për Ronaldinhon është periudha e dytë në Itali, ndonëse në nivel dukshëm më të ulët. 
Për tri edicione ishte pjesë e Milanit, nga viti 2008 deri në vitin 2011. Ai me Milanin e fitoi titullin. 
Ronaldinho me plot sukses ka luajtur edhe për Paris Saint-Germainin dhe Barcelonën, duke fituar shumë trofe. Me Brazilin në vitin 2002 e fitoi Kupën e Botës, ndërsa në vitin 2005 u kurorëzua me çmimin “Topi i Artë”. 

Ai ka realizuar 94 gola në 207 ndeshje për Barcelonën, ndërsa ka luajtur edhe me Lionel Messin së bashku. Ka 33 gola në 97 paraqitje për Brazilin. 

Edhe Ronaldinho kërkon golin e 300-të me rikthimin në moshën 46-vjeçare Futboll Ronaldinho kërkon golin e 300-të me rikthimin në moshën 46-vjeçare

Ronaldinho në Brazil ka luajtur edhe për skuadrat Gremio, Flamengo dhe Atletico Mineiro, ndërsa në Meksikë luajti te Queretaro.


Legjenda Ronaldinho kthehet në fushën e futbollit

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldinho i është kthyer futbollit garues. 46-vjeçari ka startuar për Ravennan, që po luan me Forlin në kategorinë e tretë italiane. 

Ronaldinho ka aksione në këtë klub dhe ka vendosur të paraqitet edhe në fushë. 

Edhe E pabesueshme, Ronaldinho i kthehet futbollit Futboll E pabesueshme, Ronaldinho i kthehet futbollit

Ai së fundi ka luajtur në vitin 2015 për Fluminensen. 

Karriera e Ronaldinhos është impresive.