Donnarumma: Kjo humbje na djeg shumë, por duhet të ecim përpara me kokën lart

16 Nëntor 2026
7:23
Alfred Lleshi
back button

“Edhe ne duam të arrijmë në atë nivel, por kemi nisur një rrugëtim të ri dhe luhatje të tilla mund të ndodhin. Dy ditë më parë zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, por ndoshta shpenzuam shumë energji dhe sot u paraqitëm të lodhur. Gjithsesi, Belgjika ishte superiore dhe duhet ta pranojmë”, – deklaroi kapiteni i Italisë, Gigio Donnarumma, pas humbjes.

“Sot pësuam shumë kundërsulme. Duhej të kishim marrë më shumë masa mbrojtëse kur sulmonim, pa e llogaritur siç duhet rrezikun. Kjo humbje duhet të na shërbejë si mësim. Siç tha trajneri, duhet ta mbajmë kokën lart, por sonte na dhemb, sepse të gjithë dëshironim të vazhdonim në Ligën e Kombeve.

Reaguam, por jo në mënyrë të vazhdueshme. Kjo është pjesë e rritjes sonë dhe nuk duhet t’i përsërisim këto gabime. Mancini mund të na ndihmojë shumë. Ne duhet të mbështesim të rinjtë, sepse nuk kemi shumë kohë dhe na presin kualifikueset e Europianit. Ata duhet të luajnë më shumë dhe të fitojnë përvojë”, – përfundoi Donnarumma.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit