“Belgët ishin më të mirë dhe më të zotë se ne. Paguam një çmim të lartë në aspektin fizik, pavarësisht fillimit të mirë, – deklaroi trajneri i Italisë, Roberto Mancini, pas humbjes që i kushtoi eliminimin skuadrës së tij.
– E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, sepse Belgjika është ekip i fortë, por besonim se mund të kualifikoheshim. Pas golit të avantazhit pësuam dy gola brenda pak minutash dhe aty nisën vështirësitë. Kundërshtari e meritoi fitoren.
Na vjen keq, sepse kishim mundësinë të vazhdonim më tej, por kjo humbje nuk e fshin atë që kemi bërë mirë. Vuajtëm shumë në mesfushë dhe në krahë. Gjithashtu, fizikisht ndjemë pasojat e ndeshjes me Francën.
Në një rrugëtim përmirësimi mund të ndodhin edhe mbrëmje të tilla. Duhet të nxjerrim mësime të rëndësishme nga këto ndeshje. Humbjet mund të na ndihmojnë të përmirësohemi”.







