Gëlltiti drogën gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar policisë në Maltë, 42-vjeçari shqiptar përfundon në spital në gjendje të rëndë

16 Nëntor 2026 | 07:36

Një 42-vjeçar shqiptar ndodhet në rrezik për jetën në Maltë, pasi dyshohet se gëlltiti një sasi droge gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar arrestimit nga policia.

Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 11:00 të paradites, në zonën e Gjirit të Shën Palit, në rrugën Triq il-Halel, ku policia ndaloi një automjet për një kontroll rutinë, pasi konstatoi se dy personat që ndodheshin brenda tij nuk kishin vendosur rripat e sigurimit.

Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan se pasagjeri kishte me vete një substancë që dyshohet të ishte lëndë narkotike. 42-vjeçari kundërshtoi arrestimin dhe tentoi të largohej. Gjatë përleshjes me policinë, ai dyshohet se gëlltiti një sasi të substancës narkotike.

Ai u transportua menjëherë në spitalin Mater Dei, ku mjekët e konstatuan në gjendje të rrezikshme për jetën.

Edhe drejtuesi i automjetit tentoi të largohej, por u arrestua pak më vonë dhe vijon të mbahet në paraburgim policor.

Sipas policisë, të dy personat janë shtetas shqiptarë, përkatësisht 42 dhe 40 vjeç. Gjatë kontrollit u gjet gjithashtu një sasi e konsiderueshme kokaine e dyshuar, si dhe dy thika.

Gjatë operacionit, një rreshter policie pësoi lëndime të lehta dhe mori ndihmë mjekësore në një qendër shëndetësore.

Hetimet për ngjarjen vijojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat/ Nuk mund të flasim për protestën kur nuk jemi pjesë e saj! A ke qënë në shesh ti zotëri?

Një debat është zhvilluar në studion e emisionit “Review” në Euronews Albania me Greta Topjanën mes gazetarit Gerti Shella, pedagoges Mirela Karabina dhe gazetarit Sebastian...
22:14 | 15/11/2026

Nga Nano, grupi që votoi Bamir Topin, Kokëdhima e Spiropali! Të gjitha rastet e përjashtimeve nga PS

Moderatorja Greta Topjana në nisje të emisionin “Review” në Euronews Albania ka paraqitur një tabelë me disa emra nga përjashtimet ndër vite nga Partia Socialiste....
20:50 | 15/11/2026

Bllokohen 2 tentativa për futjen e mallrave kontrabandë në Kapshticë

Dy raste të futjes së mallrave kontrabandë janë bllokuar në doganën e Kapshticës. Përmes një njoftimi doganë bën me dije se gjatë kontrollit të imtësishëm...
19:59 | 15/11/2026