Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Horoskopi 16 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Dita e sotme vijon mot të paqëndrueshëm në vend, priten reshje shiu dhe shtrëngata

    Tregu i zi i duhanit pëson rënien e parë në pesë vite, Australia sekuestron sasi rekord cigaresh dhe vape-sh

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Dita e sotme vijon mot të paqëndrueshëm në vend, priten reshje shiu dhe shtrëngata
    Aktualitet

    Dita e sotme vijon mot të paqëndrueshëm në vend, priten reshje shiu dhe shtrëngata

    November 16, 2026
    Screenshot

    Moti në vendin tonë gjatë ditës së hënë parashikohet të jetë i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa në disa zona do të ketë reshje shiu dhe shtrëngata afatshkurtra.

    Sipas parashikimit meteorologjik, pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga kthjellime, ndërsa pas mesditës vranësirat do të bëhen mesatare deri të dendura.

    Reshjet e herëpashershme të shiut, me intensitet të ulët, pritet të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit.

    Situata pritet të bëhet më e paqëndrueshme në zonat veriore, në skajin veriperëndimor dhe pjesërisht në qendër të vendit. Pas mesditës, në këto zona reshjet do të fitojnë intensitet deri mesatar, ndërsa herë pas here mund të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike. Nuk përjashtohen as reshje të rrëmbyeshme për periudha të shkurtra kohore.

    Era do të fryjë kryesisht nga juglindja në jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Herë pas here, ajo pritet të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore.

    Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 2-4 ballë.

    Sa i përket temperaturave, vlerat minimale pritet të regjistrohen në Peshkopi, ku termometri do të zbresë në 6°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 23°C në qytetet jugore të vendit.

    Kështu, dita e hënë pritet të sjellë kushte të ndryshueshme atmosferike, ndaj këshillohet kujdes i shtuar, veçanërisht në zonat ku parashikohen reshje më intensive dhe shtrëngata.

    Dita mot Paqëndrueshëm sotme
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Horoskopi 16 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    November 16, 2026

    Dita e sotme vijon mot të paqëndrueshëm në vend, priten reshje shiu dhe shtrëngata

    November 16, 2026

    Tregu i zi i duhanit pëson rënien e parë në pesë vite, Australia sekuestron sasi rekord cigaresh dhe vape-sh

    November 15, 2026

    Maran feston ngjitjen në Ligën B: Kemi vendosur rekord pikësh, kjo skuadër është rritur shumë

    November 15, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 16 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Tri shenja të horoskopit po hyjnë në një kapitull të ri, pasi kuptuan çfarë duhet të lënë pas

    Yjet paralajmërojnë një të diel plot të papritura: Disa mundësi të papritura janë më pranë se kurrë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.