Një aksident i rëndë rrugor në Mal të Zi, i ka marrë jetën një 47-vjeçari nga Kosova, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Viktima është identifikuar si Elvis Mulliqi, ish-polic kufitar nga Kosova. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:45 në aksin magjistral Rozhajë–Beranë, ku u përplasën dy automjete.
Të lidhura
None found
Si pasojë e përplasjes, 47-vjeçari humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë pësuan lëndime dhe u desh të merrnin ndihmë mjekësore.
Autoritetet po merren me zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi shkaqet e përplasjes.








