SHBA dhe nëntë vende partnere nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë e teknologjive të IA-së
SHBA-të dhe nëntë vende partnere kanë nënshkruar një marrëveshje të re për forcimin e sigurisë së teknologjive kritike dhe zinxhirëve të furnizimit që mbështesin zhvillimin e inteligjencës artificiale (IA).
Marrëveshja, e njohur si Deklarata e San Franciskos mbi Themelet e Sigurta të Prosperitetit të Qëndrueshëm, u nënshkrua nga SHBA-të, Australia, India, Izraeli, Japonia, Koreja e Jugut, Katari, Singapori, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretëria e Bashkuar.
Nisma, e cila zhvillohet në kuadër të programit Pax Silica të udhëhequr nga Uashingtoni, synon të mbrojë teknologjitë e ndjeshme dhe infrastrukturën kritike të nevojshme për zhvillimin e sistemeve të avancuara të inteligjencës artificiale. Në fokus janë rrjetet e transportit, platformat dixhitale, infrastruktura energjetike dhe sistemet logjistike.
Në deklaratë theksohet se siguria ekonomike është një element thelbësor i sigurisë kombëtare. Për këtë arsye, vendet nënshkruese angazhohen të reduktojnë varësitë e tepërta dhe të ndërtojnë zinxhirë furnizimi më të diversifikuar dhe të besueshëm.
Palët kanë rënë dakord gjithashtu për krijimin e grupeve të përbashkëta të punës, të cilat do të fokusohen te politikat e inovacionit, adoptimi i inteligjencës artificiale, bashkëpunimi në zinxhirët e furnizimit dhe siguria.
“Asnjë komb nuk mund t’i sigurojë i vetëm themelet e epokës së SI-së”, deklaroi Departamenti i Shtetit i SHBA-së, duke iu referuar Super Inteligjencës.
Ndërkohë, sipas Financial Times, Gjermania, Suedia, Holanda dhe Komisioni Evropian pritet t’i bashkohen nismës duke nënshkruar deklaratën javën e ardhshme. Lajmi është raportuar duke cituar Jacob Helberg, Nënsekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështjet Ekonomike.
Oligarkët rusë mendojnë për epokën pas Putinit, tre skenarët për të ardhmen e vendit
Nga polic në “Kumbarin” e karteleve meksikane, vdes në burg “Shefi i bosëve”
“Kemi fëmijë të dehur kudo”, policia bastis rezidencën 3.2 milionë dollarëshe në SHBA, arrestohen prindërit pas festës me 300 të mitur (VIDEO)
- 08:09 Oligarkët rusë mendojnë për epokën pas Putinit, tre skenarët për të ardhmen e vendit
- 08:03 Nga polic në “Kumbarin” e karteleve meksikane, vdes në burg “Shefi i bosëve”
- 07:54 “Kemi fëmijë të dehur kudo”, policia bastis rezidencën 3.2 milionë dollarëshe në SHBA, arrestohen prindërit pas festës me 300 të mitur (VIDEO)
- 07:49 Kampioni i xhudos Teddy Riner do të kandidojë për president të Francës
- 07:45 Trump viziton qytetin simbol të fuqisë teknologjike të Kinës, për herë të parë një president amerikan në detyrë në Shenzhen
- 07:36 Gëlltiti drogën gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar policisë në Maltë, 42-vjeçari shqiptar përfundon në spital në gjendje të rëndë