Anglia mposht Spanjën 3-2 dhe i jep fund serisë prej 43 ndeshjesh pa humbje

16 Nëntor 2026 | 08:16

Anglia ka arritur një fitore dramatike 3-2 ndaj Spanjës në Madrid, duke i dhënë fund serisë prej 43 ndeshjesh pa humbje të kampionëve të botës. Me këtë sukses, anglezët siguruan vendin e parë në Grupin A3 të Ligës së Kombeve.

Harry Kane kaloi Anglinë në avantazh në minutën e 45-të nga pika e penalltisë, ndërsa Ezri Konsa dhe Ben White shënuan dy gola të tjerë në pjesën e dytë, duke e çuar rezultatin në 3-0.

Megjithatë, ndeshja mori një kthesë dramatike pas kartonit të kuq të Elliot Anderson në minutën e 63-të. Spanja përfitoi nga epërsia numerike dhe shënoi dy herë me Mikel Oyarzabal dhe Nico Williams, duke rihapur takimin.

Në minutat e fundit, portieri James Trafford u bë vendimtar me disa pritje të rëndësishme, duke i mohuar Spanjës barazimin dhe duke garantuar fitoren e Anglisë.

Të dyja kombëtaret e mbyllën grupin me nga 15 pikë, por Anglia përfundoi në vendin e parë falë golavarazhit më të mirë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky: Kapaciteti rus i përpunimit të naftës është reduktuar me mbi 55%

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se kapaciteti i Rusisë për përpunimin e naftës është reduktuar me më shumë se 55% si pasojë e sanksioneve dhe...
08:24 | 16/11/2026

Xi Jinping, Trump dhe Putin drejt një samiti trepalësh në Kinë

Presidenti kinez Xi Jinping, homologu i tij amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin pritet të zhvillojnë një takim trepalësh të enjten në qytetin...
08:10 | 16/11/2026

Oligarkët rusë mendojnë për epokën pas Putinit, tre skenarët për të ardhmen e vendit

Një Rusi pa Vladimir Putin po fillon të imagjinohet nga disa prej biznesmenëve më të pasur të vendit, të cilët, pavarësisht pasurisë së tyre miliardëshe,...
08:09 | 16/11/2026