Shqipëria shkëlqeu në Ligën e Kombeve, Duka: Një edicion fantastik, presim suksese të tjera

16 Nëntor 2026 | 09:00

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka reaguar pas fitores së Shqipërisë ndaj Bjellorusisë ditën e djeshme dhe sigurimit të vendit të parë në grup, që i mundëson Kombëtares shqiptare ngjitjen në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka e ka cilësuar këtë edicion si fantastik, duke shprehur kënaqësinë për paraqitjet e futbollistëve dhe punën e stafit teknik.

“Sonte duhet vetëm të festojmë! Një edicion fantastik i Nations League! Me përjashtim të humbjes në Helsinki, që për mua ishte e pamerituar, dua të falënderoj dhe të uroj çunat për paraqitjet e tyre, për karakterin e treguar në çdo sfidë, për dëshirën dhe vendosmërinë për të fituar, për dashurinë ndaj fanellës kuqezi dhe për përkushtimin nga minuta e parë deri në vërshëllimën e fundit”, ka shkruar Duka.

“Një falënderim dhe urim i veçantë edhe për stafin teknik, për përkushtimin dhe punën e bërë, që u reflektua në një Kombëtare më të fortë, më bindëse dhe me rezultate krejt të tjera nga ato të qershorit. Nga kjo skuadër presim të njëjtin karakter, të njëjtën dëshirë dhe të tjera suksese në vazhdim”, ka theksuar presidenti i FSHF-së.

Duka ka veçuar edhe arritjet e Shqipërisë në këtë edicion, duke përmendur vendin e parë në grup, kualifikimin në fazën tjetër dhe ngjitjen në Ligën A

“Sonte duhet vetëm të festojmë! Vendin e parë në grup, kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kombeve, ngjitjen në Ligën B dhe një rekord të ri për Kombëtaren tonë: 15 pikë të grumbulluara dhe plot 12 gola të shënuar në një edicion të Ligës së Kombeve!”, ka shkruar ai.

Në fund, Duka e ka përmbyllur reagimin me urimin për Kombëtaren dhe tifozët shqiptarë: “Urime Shqipëri, urime shqiptarë! Sonte duhet vetëm të festojmë!”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gëlltiti drogën gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar policisë në Maltë, 42-vjeçari shqiptar përfundon në spital në gjendje të rëndë

Një 42-vjeçar shqiptar ndodhet në rrezik për jetën në Maltë, pasi dyshohet se gëlltiti një sasi droge gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar arrestimit nga policia....
07:36 | 16/11/2026

Debat/ Nuk mund të flasim për protestën kur nuk jemi pjesë e saj! A ke qënë në shesh ti zotëri?

Një debat është zhvilluar në studion e emisionit “Review” në Euronews Albania me Greta Topjanën mes gazetarit Gerti Shella, pedagoges Mirela Karabina dhe gazetarit Sebastian...
22:14 | 15/11/2026

Nga Nano, grupi që votoi Bamir Topin, Kokëdhima e Spiropali! Të gjitha rastet e përjashtimeve nga PS

Moderatorja Greta Topjana në nisje të emisionin “Review” në Euronews Albania ka paraqitur një tabelë me disa emra nga përjashtimet ndër vite nga Partia Socialiste....
20:50 | 15/11/2026