Përleshje në Burgun e Durrësit, plagoset një i dënuar me mjet prerës, arrestohet autori i dyshuar
Një konflikt mes dy të dënuarve në Burgun e Durrësit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja është regjistruar më 15 nëntor 2026, ndërsa i dyshuari për plagosjen është arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP).
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë konfliktit, i dënuari me inicialet M.B. dyshohet se ka goditur me një mjet prerës bashkëvuajtësin e tij, I.B.
“Në datën 15.11.2026, në IEVP Durrës, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit të burgosur M. B., pasi gjatë një konflikti ka goditur me anë të një mjeti prerës shtetasin e burgosur I.B
Nga AMSEVP dërgohen materialet procedurale për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në ngarkim të shtetasit të burgosur M. B. për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”, të parashikuara nga nenet 89 dhe 324/a të Kodit Penal.
Nga AMSEVP po kryhen verifikimet e mëtejshme për punonjësit e kësaj IEVP-je të përfshirë në paligjshmëri”, thuhet në njoftim.
Shqipëria shkëlqeu në Ligën e Kombeve, Duka: Një edicion fantastik, presim suksese të tjera
Gëlltiti drogën gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar policisë në Maltë, 42-vjeçari shqiptar përfundon në spital në gjendje të rëndë
Debat/ Nuk mund të flasim për protestën kur nuk jemi pjesë e saj! A ke qënë në shesh ti zotëri?
- 09:00 Shqipëria shkëlqeu në Ligën e Kombeve, Duka: Një edicion fantastik, presim suksese të tjera
- 08:55 Zelensky i kërkon Musk heqjen e kufizimeve të Starlink: Ukraina rrezikon humbjen e lidhjes me dronët
- 08:51 Brazili humbet ndaj Japonisë, Romario kërkon largimin e Ancelottit: Mblidh gjërat dhe ik
- 08:39 Franca mposht Turqinë, Belgjika triumfon ndaj Italisë dhe siguron çerekfinalet
- 08:35 Rama në Bruksel, merr pjesë në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian
- 08:24 Zelensky: Kapaciteti rus i përpunimit të naftës është reduktuar me mbi 55%