Pavarësisht humbjes së rëndë 7-0 ndaj Holandës, Greqia ka ende mundësinë të kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Për këtë, helenët duhet të reagojnë në ndeshjen e fundit të grupit, ku të hënën presin Serbinë, duke shpresuar gjithashtu që Gjermania të mos fitojë ndaj Holandës.
Disfata në Amsterdam ishte një goditje e fortë për skuadrën e trajnerit Ivan Jovanoviç, i cili tashmë duhet të rikthejë besimin te lojtarët përpara sfidës vendimtare. Greqia nuk ka shënuar në dy ndeshjet e fundit dhe vjen pas një serie prej tri takimesh pa fitore (dy barazime dhe një humbje). Megjithatë, shanset për të siguruar një vend në dy vendet e para mbeten të hapura.
Në krahun tjetër, Serbia vjen pas një tjetër rezultati negativ. Skuadra e Veljko Paunoviç u mposht 3-1 nga Gjermania, në një ndeshje që e përfundoi me nëntë lojtarë, pas dy përjashtimeve. Kjo ishte humbja e shtatë radhazi për serbët, të cilët kanë konfirmuar edhe rënien në Ligën B, pas dy edicionesh në nivelin më të lartë të Ligës së Kombeve.
Një tjetër problem për Serbinë është mbrojtja, pasi ka pësuar gola në 14 ndeshje radhazi. Trajneri Paunoviç ndodhet gjithashtu nën presion, ndërsa skuadra po kalon një periudhë tranzicioni.
Në përballjen e parë mes tyre, Greqia fitoi 2-1 në Beograd, ndërsa historia e tri ndeshjeve të fundit direkte flet në favor të skuadrës që luan në transfertë. Për këtë takim, grekët nuk kanë mungesa të reja, ndërsa Serbia do të jetë pa Vanja Dragojeviç dhe Andrija Zhivkoviç, të pezulluar.
Vëmendja do të jetë edhe te Vangelis Pavlidis, i cili ishte protagonist me një asist në ndeshjen e parë, si dhe te Dushan Tadiç, autor i një pasimi vendimtar në atë përballje.
Greqia kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit, ndërsa Serbia synon të ndërpresë serinë negative dhe ta mbyllë me një rezultat pozitiv këtë edicion.
Nesë Gjermania fiton me Holandën dhe Greqia triumfon me Serbinë, helenët do të përfundonin të tretët falë golaverazhit më të dobët në ndeshjet direkte, Gjermanët të dytët ndërsa ‘Tulipanët’ në vendin e parë.
© SYRI.net
Gjermani-Holandë, Klopp në kërkim të fitores për kualifikimin, Xavi ka ndërtuar një makineri golash
VIDEO/ Ronaldinho rikthehet pas 11 vitesh në futbollin profesionist, dhuron spektakël dhe asiston në fitoren e Ravenna-s
Mancini pranon epërsinë e Belgjikës: Na mundën me meritë, kjo humbje do të na shërbejë për të ardhmenBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: