Projeksionet e Kombeve të Bashkuara tregojnë se popullsia e Maqedonisë së Veriut mund të bjerë nën një milion deri në vitin 2100.
Në skenarin afatmesëm, numri i banorëve pritet të zbresë në 1.52 milion deri më 2050, ndërsa deri në fund të shekullit parashikohet të jetë vetëm 868,000 deri në 943,000. Kjo do të përbënte një pakësim prej rreth 52 përqind.
Të lidhura
None found
Vlerësimet e Entit Shtetëror të Statistikave janë disi më optimiste: ato parashikojnë që popullsia të ulet me 30 deri në 35 përqind deri më 2070, nga 1.83 milion në rreth 1.2 deri në 1.3 milion.
Ndër shkaqet kryesore të rënies demografike renditen niveli i ulët i lindjeve dhe emigrimi i madh, sidomos mes të rinjve dhe familjeve.
Aktualisht, pjesa e popullsisë në moshë pune në Maqedoninë e Veriut është më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian, por projeksionet për periudhën afatgjatë mbeten shqetësuese.
Sipas parashikimeve të OKB-së, Maqedonia e Veriut zë vendin e katërt në Evropë për ritmin e shpopullimit, pas Ukrainës, Shqipërisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.







