Kënga serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në aktivitetin e BE-së, Kosova kërkon sqarime nga Brukseli

16 Nëntor 2026 | 09:37

Kosova ka kërkuar sqarime nga Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, pas interpretimit të këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, në një aktivitet të organizuar në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Pas ngjarjes kanë reaguar Jeton Zylfaj, kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian, dhe Agron Bajrami, përfaqësues i Kosovës për bisedimet me Serbinë në nivel kryenegociatorësh dhe ambasador i Kosovës në Bruksel.

Zylfaj e cilësoi të papranueshme praninë e nacionalizmit serb në aktivitetet e Bashkimit Evropian, duke shprehur indinjatën për atë që ndodhi. Në një reagim në rrjetin social X, ai kërkoi nga komisionerja Marta Kos të shpjegojë se si u lejua interpretimi i kësaj kënge dhe çfarë masash do të ndërmerren.

“Një këngë nacionaliste serbe, që mohon shtetësinë e Kosovës dhe që është shkruar në kohën kur kasapi i Ballkanit, Millosheviqi, po i shfuqizonte të drejtat e Kosovës dhe po shtypte popullin tonë, është interpretuar në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së. Kjo është skandaloze dhe e papranueshme. Një aktivitet i Bashkimit Evropian për zgjerimin nuk mund t’i japë hapësirë nacionalizmit serb. Presim që Komisionerja Kos të shpjegojë se si ka ndodhur kjo, çfarë masash do të ndërmarrë për këtë çështje dhe pse Kosova nuk ishte e ftuar, ndonëse është vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë kësaj dekade dhe plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e Bashkimit Evropian”, shkroi ai.

Kënga patriotike serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila përmban pretendime historike dhe politike serbe mbi Kosovën, u interpretua në Bruksel në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian (EU Enlargement Forum 2026), që organizohet nga Komisioni Evropian.

Sipas programit të publikuar nga Komisioni Evropian, edicioni i dytë i forumit zhvillohet më 15 dhe 16 nëntor në Bruksel. Në të parashikohet pjesëmarrja e përfaqësuesve të nivelit të lartë politik nga vendet anëtare të BE-së dhe ato kandidate për anëtarësim, si dhe e përfaqësuesve të shoqërisë civile, sipërmarrësve, artistëve, të rinjve dhe ekspertëve të politikave.

Megjithatë, sipas informacioneve të bëra publike, Kosova nuk ka pasur përfaqësues në këtë aktivitet. Ndërsa një ditë para forumit, gjatë mbrëmjes hapëse dhe koncertit, është interpretuar kënga “Oj Kosovo, Kosovo”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Presim sqarime nga KE për këngët nacionaliste që u kënduan në hapjen e Forumit të zgjerimit të BE-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me këngët nacionaliste të cilat u kënduan në hapjen e Forumit të Zgjerimit të...
09:36 | 16/11/2026

Aksident mes tre automjeteve në Prishtinë, katër persona të lënduar

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e...
18:10 | 15/11/2026

Më 17 nëntor shpallet vendimi për Hashim Thaçin dhe të bashkëakuzuarit në Hagë

Më 17 nëntor, në orën 10:00, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallin aktgjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër...
10:12 | 15/11/2026