Haxhiu: Presim sqarime nga KE për këngët nacionaliste që u kënduan në hapjen e Forumit të zgjerimit të BE-së
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me këngët nacionaliste të cilat u kënduan në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Haxhiu tha se është thellësisht shqetësuese të këndohen këngë serbë që promovohen pretendime territoriale mbi Kosovën, në një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me BE-në.
“Një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk mund të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve”, tha ajo.
Haxhiu deklaroi se presim sqarime nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme.
Reagimi i plotë:
Është thellësisht shqetësuese që në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel të interpretohet muzika e një kënge nacionaliste serbe që promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës.
Një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk mund të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve.
Presim sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme.
Institucionet evropiane duhet të tregojnë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj historisë së rajonit dhe mesazheve që përcjellin.
Kënga serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në aktivitetin e BE-së, Kosova kërkon sqarime nga Brukseli
Aksident mes tre automjeteve në Prishtinë, katër persona të lënduar
Më 17 nëntor shpallet vendimi për Hashim Thaçin dhe të bashkëakuzuarit në Hagë
- 09:37 Kënga serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në aktivitetin e BE-së, Kosova kërkon sqarime nga Brukseli
- 09:32 Jordania bllokon aplikacionin Telegram pas një sulmi vdekjeprurës në kishë, për të parandaluar ekstremizmin
- 09:29 GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për parashkrimin e dënimit me 2 vite burg
- 09:17 Ukraina godet infrastrukturën strategjike që lidh Rusinë me Krimenë, Moska njofton kufizime në qarkullim
- 09:13 Tragjedi në Tajlandë, 11 viktima nga zjarri që përfshiu një ndërtesë në Phuket (VIDEO)
- 09:12 Vrasja e Valter Fjerzës në Hot të Ri, arrestohet pas tre vitesh një nga të dyshuarit si bashkautor