Ishte shpallur në kërkim nga Austria, arrestohet në pikën kufitare të Goricës 57 vjeçari nga Maqedonia e Veriut
Një 57 vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Goricës.
Policia në një njoftim për media, bën me dije se 57 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga gjykata e Vjenës, e cila e ka dënuar me burg për veprën penale “Vrasje” e mbetur në tentativë.
Vijon puna për ekstradimin e tij drejt Austrisë.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Goricë kapën në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasin maqedonas T. P., 57 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, Austri, pasi Gjykata Rajonale e Vjenës, me vendimin e datës 04.08.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Korçë kryen arrestimin e përkohshëm të 57-vjeçarit, me qëllim ekstradimin në Austri. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e tij, në këtë shtet”, njofton policia.




