Eurodeputeti Terras: Interpretimi i këngës nacionaliste serbe në aktivitetin e BE-së, i papranueshëm
Eurodeputeti estonez Riho Terras ka reaguar lidhur me interpretimin e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, të organizuar nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.
Terras, i cili është raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, përmes një postimi në platformën X, e ka cilësuar këtë veprim si të papërshtatshëm dhe pa shije.
“Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe, e cila pretendon se Kosova i përket Serbisë, në një aktivitet të BE-së për zgjerimin, është një gafë jashtëzakonisht e papërshtatshme dhe pa shije”, ka shkruar Terras.
Ai ka ngritur gjithashtu dyshime nëse bëhet fjalë për një provokim të qëllimshëm apo për mungesë të theksuar të njohurive lidhur me ndjeshmëritë politike të kësaj çështjeje.
“Komisioni Evropian dhe Marta Kos i kanë borxh Kosovës një shpjegim”, ka theksuar eurodeputeti estonez.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



