E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Banim, hotel me 5 yje dhe hapësira biznesi! “Tirana Central Park”, një vizion i ri për jetesën urbane në Tiranë

Në zemër të kryeqytetit, Tirana Central Park vjen si një koncept që synon të ndërthurë ritmin e jetës urbane me qetësinë dhe gjelbërimin. Një hapësirë ku arkitektura bashkëkohore, rezidencat, bizneset, shërbimet dhe zonat rekreative krijojnë një komunitet të integruar.

Projekti synon të sjellë një tjetër standard të organizimit urban, ku çdo element është menduar për të krijuar një ekuilibër mes jetesës, punës dhe kohës së lirë. Menaxherja e shitjeve në “Concord Group”, Emirjana Braho dhe ekspertja e investimeve Xheni Poçari, të ftuara në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus folën për konceptin e zhvillimit, potencialin e investimit dhe mundësitë që ofron Tirana Central Park.

Emirjana Braho, menaxhere shitjesh në “Concord Group”: “Tirana Central Park” është një vizion i ri lidhur me zhvillimin urban të gjithë zonës, e cila ndërthur shumë mirë dhe shkrihen shumë mirë së bashku pjesa e banimit, shërbimeve, ambientet e zyrave dhe zonat rekreative në një mjedis të vetëm. Sot thelbi i çdo zhvilluesi nuk është vetëm ndërtimi i një rezidence banimi, por ndërthurja e të gjithë këtyre parametrave në një vend të vetëm. Filozofia është e thjeshtë, jeto dhe puno në të njëjtin vend.

Xheni Poçari: Sa i përket zhvillimit të Tiranës, po krijohen pole të reja zhvillimi përtej pjesës së qendrës. E parë nga një eksperte e investimeve, gjithmonë e më shumë klienti po orientohet që të mos fokusohet vetëm te qendra. Sot po shohim një zhvillim të ri. Tirana gjithmonë e më shumë po zgjerohet dhe po krijohet një koncept i ri, që nuk shikohet vetëm sa pranë është me qendrën, por sa akses të mirë ka me të gjitha zonat e tjera.

Reklamë

Emirjana Braho: Një projekt i tillë i mungonte jo vetëm Tiranës, por edhe zonës që aty është në zhvillim. “Tirana Central Park” është koncept gjithëpërfshirës, pra përfshin godina multifunksionale. Ne i gjejmë të gjitha shërbimet në një ambient të vetëm. Të gjithë banorët e rinj që do të jenë aty për banim, investitorët që do ta shohin pronën si investim në afatgjatë, profesionistët të cilët do të kenë punën të zhvilluar në këtë vend… e gjithë infrastruktura dhe lehtësitë që ofron ky projekt, do t’u kursejnë kohën. Kjo është dhurata më e bukur që mund t’i bëjmë çdo personi, çdo klienti që do të bëhet pjesë e këtij projekti. Duhet ta shohin projektin si investim të së ardhmes dhe vlerës që do të ketë pas disa vitesh.

Xheni Poçari: Investimet janë bërë gjithmonë në formatin e lokacionit që lidhen me qendrën. Ky është një projekt që ndodhet shumë pranë zonës së Aeroportit, autostradës Tiranë-Durrës, që janë zonat kryesore për sa i përket zhvillimit të biznesit, dhe gjithashtu me Unazën e Re që po ndërtohet.

Emirjana Braho: I gjithë projekti është i organizuar në tre godina, nga të cilat njëra do të jetë objekt i dedikuar për pjesën e banimit. Një objekt i dedikuar hotelit, i cili do të jetë brand ndërkombëtar me 5 yje, dhe godina tjetër i dedikohet hapësirave të biznesit.

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.