E hënë, 16 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë
Lajme

Shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë

Një tjetër shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur gjatë natës zonën e Tufinës në Tiranë, ku objektiv ka qenë një dyqan lulesh në pronësi të Asllan Koçit.

Sipas të dhënave paraprake, një sasi tritoli është vendosur në ambientet e biznesit, duke shkaktuar një shpërthim. Ngjarja merr një tjetër përmasë për shkak se i njëjti subjekt është bërë objekt i një sulmi të ngjashëm edhe më parë.

Vetëm dy javë më parë, në dyqanin e luleve ishte regjistruar një tjetër shpërthim me lëndë plasëse. Përsëritja e sulmit brenda një periudhe kaq të shkurtër ngre pikëpyetje mbi motivet dhe personat që mund të qëndrojnë pas këtyre episodeve.

Pas ngjarjes së fundit pritet që grupi hetimor të kryejë këqyrjen e vendit të shpërthimit, të mbledhë prova dhe të analizojë çdo element që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve.

Deri më tani nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi motivet e sulmit apo personat e përfshirë. Hetimet pritet të hedhin dritë mbi rrethanat e dy shpërthimeve dhe nëse mes tyre ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.