Gaza përballet me krizë të rëndë para dimrit, katër shtete i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë ndihmat humanitare

Familjet palestineze në Gaza përballen me kushte të rënda jetese dhe mungesë strehimi, ndërsa shtohen thirrjet ndërkombëtare për ndihma humanitare.

Australia, Kanadaja, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë bërë thirrje Izraelit që të lejojë pa vonesa hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, në kushtet e përkeqësimit të situatës humanitare dhe afrimit të sezonit të dimrit.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e Jashtëm të katër vendeve kanë kërkuar lejimin e hyrjes së rreth 150 mijë tendave dhe materialeve të tjera të nevojshme për strehimin e popullsisë së zhvendosur.

Sipas deklaratës, reshjet e dendura dhe përmbytjet e fundit kanë vështirësuar edhe më shumë jetesën e mijëra familjeve palestineze, të cilat po përballen me mungesë strehimi, ushqimi dhe furnizimesh bazë.

Katër shtetet kanë theksuar nevojën për hapjen e pikëkalimeve kufitare dhe garantimin e qasjes së papenguar të organizatave humanitare në territorin e Gazës.

Situata mbetet veçanërisht shqetësuese për fëmijët, të moshuarit dhe personat e zhvendosur, të cilët po përballen me kushte të rënda jetese, ndërsa mungesa e strehimit dhe e shërbimeve bazë rrit rreziqet për shëndetin dhe sigurinë e tyre.

Thirrja e përbashkët e Australisë, Kanadasë, Italisë dhe Britanisë së Madhe vjen në kuadër të presionit ndërkombëtar për përmirësimin e gjendjes humanitare në Gaza dhe garantimin e mbrojtjes së popullsisë civile.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika