Kanë marrë formë vazot e shortit për kualifikueset e Kampionatit Evropian “EURO 2028”, ku Kombëtarja e Shqipërisë ka siguruar tashmë matematikisht vendin e saj në Vazon 3.
Së bashku me kuqezinjtë, në këtë vazo ndodhen edhe kombëtare si Ukraina, Polonia, Rumania, Izraeli, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Sllovakia, të cilat Shqipëria i shmang si kundërshtare të mundshme në grup.
Deri më tani, 46 nga 54 kombëtaret pjesëmarrëse kanë konfirmuar pozicionet e tyre, ndërsa vendet e mbetura do të përcaktohen pas përfundimit të ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve.
Ndarja e plotë e vazove (sipas projektimeve aktuale):
- Vazo 1: Spanja, Portugalia, Franca, Holanda, Anglia, Italia, Danimarka, Gjermania, Belgjika, Greqia, Norvegjia, Kroacia / Republika Çeke.
- Vazo 2: Uellsi, Serbia, Turqia, Zvicra, Suedia, Austria, Hungaria, Irlanda e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina, Republika Çeke / Kroacia, Sllovenia / Skocia, Kosova / Irlanda.
- Vazo 3: Ukraina, Polonia, Rumania, Izraeli, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovakia, Shqipëria, Skocia / Sllovenia, Irlanda / Kosova, Islanda / Estonia.
- Vazo 4: Qiproja, Ishujt Faroe, Finlanda, Moldavia, Armenia, Bullgaria, Luksemburgu, Kazakistani, Letonia, San Marino, Bjellorusia, Estonia / Islanda.
- Vazo 5: Malta, Azerbajxhani, Lituania, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni.
(E skualifikuar: Rusia)