Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka reaguar ashpër në lidhje me incidentin e ndodhur në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Europian, ku u performua kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”.
Në një reagim në “X”, Terras shkruan se kjo mund të jetë ose një provokim i qëllimshëm, ose shfaqje e pastër injorance. Më tej ai e cilëson ngjarjen një gafë të papërshtatshme dhe kërkon shpjegim nga Komisioni Europian dhe komisionerja Marta Kos.
“Një provokim i qëllimshëm, ose një shfaqje e pastër e injorancës. Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe, e cila pretendon sovranitet mbi Kosovën, në një aktivitet të BE-së për zgjerimin, përbën një gafë jashtëzakonisht të papërshtatshme dhe pa shije. Komisioni Evropian dhe Marta Kos i detyrohen Kosovës një shpjegim”– ka shkruar ai në “X”.











