Një 55-vjeçar nga Tirana ra në prangat e Policisë Kufitare të Kapshticës dhe për një 29-vjeçar, po nga Tirana, nisën hetimet për kondrabandë mallrash.

Përmes një njoftimi, Policia e Korçës bën të ditur se gjatë kontrollit në autobusin që drejtonte 55-vjeçari, gjetën mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara (cigare, produkte ushqimore, medikamente, vaj dhe pjesë automjetesh), ndërsa në autobusin që drejtonte 29-vjeçari gjetën steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara. 

Të gjitha mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që materialet proceduariale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë arrestuan në flagrancë 1 shtetas dhe preceduan në gjendje të lirë 1 tjetër, për kontrabandë mallrash.   

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në autobusin që drejtonte shtetasi Sh. H., specialistët e Seksionit të Hetimit dhe ZMPKT Kapshticë gjetën mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara (cigare, produkte ushqimore, medikamente, vaj dhe pjesë automjetesh), ndërsa në autobusin që drejtonte shtetasi M. G. gjetën steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara. 

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. H., 55 vjeç, banues në Tiranë dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. G., 29 vjeç, banue në Tiranë.

Të gjitha mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   

Materialet proceduariale u referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.