Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDALI/ Kënga nacionaliste serbe në aktivitetin e KE në Bruksel, reagon Kos

16/11/2026
SKANDALI/ Kënga nacionaliste serbe në aktivitetin e KE në Bruksel, reagon Kos
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një këngë serbe e njohur për mesazhet nacionaliste dhe pretendimet territoriale ndaj Kosovës është interpretuar në Bruksel, gjatë koncertit të organizuar në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, aktivitet i Komisionit Evropian që u mbajt më 15 dhe 16 nëntor.

Bëhet fjalë për këngën “Oj Kosovo, Kosovo”, e interpretuar gjatë mbrëmjes hapëse nga grupi muzikor slloven “Kapobanda”, në kuadër të koncertit ku ishte parashikuar edhe pjesëmarrja e Orkestrës së të Rinjve të Ballkanit Perëndimor.

Interpretimi i këngës shkaktoi reagimin e kryenegociatorit të Kosovës për dialogun me Serbinë, Agron Bajrami, i cili e cilësoi të papranueshme përfshirjen e saj në një aktivitet zyrtar të Komisionit Evropian.

Në një reagim në rrjetin social X, Bajrami kërkoi sqarime nga Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, për mënyrën se si ishte përzgjedhur dhe miratuar repertori muzikor.

“Në koncertin e hapjes së Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Evropian nën drejtimin e komisioneres Marta Kos, u interpretua kënga nacionaliste serbe ‘Oj Kosovo, Kosovo’. Ky nuk është shkëmbim kulturor. Kënga promovon pretendime të qarta politike mbi territorin e Republikës së Kosovës. Përfshirja e saj në një aktivitet zyrtar të Komisionit Evropian, kushtuar zgjerimit, unitetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, është e papranueshme”, shkroi Bajrami.

Ai shtoi se Kosova pret një sqarim të menjëhershëm, duke theksuar se vlerat evropiane dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë nuk mund të pajtohen me dhënien e një platforme pretendimeve irredentiste kundër një vendi që synon anëtarësimin në BE.

Pas reagimit, komisionerja Marta Kos shprehu keqardhjen për përzgjedhjen e këngës dhe u distancua nga interpretimi i saj, duke theksuar se ajo nuk përfaqëson qëndrimet e Komisionit Evropian.

Sponsorizuar

“Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës nga ana e muzikantëve. Kjo këngë në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian”, deklaroi Kos.

Ajo shtoi se Komisioni Evropian është i vetëdijshëm për sakrificat e njerëzve në atë pjesë të Evropës në të kaluarën, ndërsa theksoi nevojën për pajtim, pa harruar historinë.

“Nuk po kërkojmë të harrohen dallimet, por po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk do të jenë arsye për të penguar të ardhmen”, u shpreh komisionerja.

Kënga “Sa Kosova zora sviće”, e njohur edhe si “Oj Kosovo, Kosovo”, u krijua në vitin 1989 nga këngëtari dhe kompozitori serb Ljubomir Manasijević. Sipas rrëfimit të autorit për gazetën “Večernje novosti”, ajo u frymëzua nga përjetimet e tij gjatë ceremonive për 600-vjetorin e Betejës së Kosovës, të zhvilluara në Manastirin e Graçanicës në qershor të vitit 1989.

Teksti i këngës ndërthur referenca ndaj historisë mesjetare dhe trashëgimisë fetare serbe me pretendime për përkatësinë territoriale të Kosovës.

Nga arkivi

  • Rama bën një hap pas në fushatën e tij agresive ndaj qeverisë Kurti
  • Berisha: Rama në anën e Beogradit. Projekti i asociimit, ndërhyrja më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës
  • Kurti, i gatshëm për bisedimë me Serbinë, por nuk shkel ligjet, biseda me Escobar dhe Hovenier, KFOR vonon përgjigjen për rrëmbimin
  • Rama, deklaratë për 3 policët e rrëmbyer, sërish kundër reagimit të Prishtinës
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq
  • “Bashkimi i dy dosjeve, shenjë e keqe dhe e rëndë për Edi Ramën”

Po ndodh

SKANDALI/ Kënga nacionaliste serbe në aktivitetin e KE në Bruksel, reagon Kos

SKANDALI/ Kënga nacionaliste serbe në aktivitetin e KE në Bruksel, reagon Kos

16/11/2026
Rama tregon pse uli TVSH 6% për disa produkte dhe si e fitoi sërish po përmes rritjes së TVSH

Kryeministri Rama në Forumin e Zgjerimit të BE-së në Bruksel

16/11/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Arrestohen Luçian Mëhilli dhe Kristjan Çarkaj, njëri i dyshuar për vrasjen në Hot të Ri

16/11/2026
Shqipëria ngjitet në Ligën B, kuqezinjtë mbyllin në krye të grupit me 15 pikë

Shqipëria ngjitet në Ligën B, kuqezinjtë mbyllin në krye të grupit me 15 pikë

15/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKANDALI/ Kënga nacionaliste serbe në aktivitetin e KE në Bruksel, reagon Kos

SKANDALI/ Kënga nacionaliste serbe në aktivitetin e KE në Bruksel, reagon Kos

16/11/2026
Rama tregon pse uli TVSH 6% për disa produkte dhe si e fitoi sërish po përmes rritjes së TVSH

Kryeministri Rama në Forumin e Zgjerimit të BE-së në Bruksel

16/11/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Arrestohen Luçian Mëhilli dhe Kristjan Çarkaj, njëri i dyshuar për vrasjen në Hot të Ri

16/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

165.062 artikuj gjithsej