Rolando Maran u emërua trajner i Kombëtares shqiptare në maj të këtij viti, duke marrë vendin e brazilianit Sylvinho.
Italiani mori drejtimin e ekipit pas zhgënjimit në “play-off”-in e Botërorit 2026, në një detyrë që nuk ishte aspak e lehtë. FSHF-ja i kishte përcaktuar si synim të parë fitimin e grupit në Ligën e Kombeve, objektiv që u përfshi edhe në kontratën e tij.
Të lidhura
None found
Maran e përmbushi me sukses këtë kërkesë, duke fituar Grupin C1 dhe duke i siguruar Shqipërisë ngjitjen në Ligën B për sezonin e ri.
Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara, kuqezinjtë morën pesë fitore. Kështu, Shqipëria fitoi për herë të parë pesë takime në një grup të Ligës së Kombeve dhe grumbulloi 15 pikë, gjithashtu një rekord për këtë kompeticion. Ekipi shënoi 12 gola dhe pësoi vetëm 3.






