Real Madridi po shqyrton mundësinë e përforcimit të mesfushës gjatë afateve të ardhshme kalimtare, ndërsa në listën e dëshirave të klubit spanjoll ka përfunduar një prej mesfushorëve më të vlerësuar në Ligën Premier.

Bëhet fjalë për Alex Scottin, i cili po kalon një periudhë mjaft të mirë te Bournemouthi dhe është shndërruar në një nga emrat më të përfolur të futbollit anglez.


Mesfushori 23-vjeçar ka shënuar një gol në gjashtë paraqitje me Bournemouthin këtë sezon, duke vazhduar të dëshmojë vlerat e tij edhe përkundër ndryshimeve në stolin e skuadrës.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, pasi interesimi për të po rritet dhe emri i tij po lidhet me disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Sipas raportimit të FutSources, në mesin e skuadrave që e kanë në radar mesfushorin anglez është edhe Real Madridi.

Gjiganti spanjoll tashmë po punon për të përmirësuar përbërjen e skuadrës, veçanërisht repartin e mesfushës, ku ende nuk janë zgjidhur të gjitha nevojat e identifikuara gjatë afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, transferimi i Scottit nuk pritet të jetë një operacion i lehtë për madrilenët.

Sipas të njëjtit burim, vlera e tij në tregun e transferimeve vlerësohet rreth 100 milionë euro, shifër që e bën pothuajse të pamundur largimin e tij nga Bournemouthi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kështu, pavarësisht interesimit dhe profilit të tij që shihet si i përshtatshëm për mesfushën e Real Madridit, çmimi i lartë mbetet pengesa kryesore për realizimin e këtij transferimi. /Telegrafi/