Një fitore spektakolare për Anglinë, që mposhti Spanjën me rezultatin 3-2 në Madrid, duke i dhënë fund një serie fantastike prej 43 ndeshjesh pa humbje për skuadrën e Luis de la Fuentes, e cila zgjaste që nga viti 2023.
Anglia e Thomas Tuchel arriti një sukses të rëndësishëm në transfertë, duke triumfuar pas një ndeshjeje me shumë emocione. Miqtë krijuan një epërsi të trefishtë, falë golave të Harry Kane, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 45-të të pjesës së parë, Konsas në minutën e 8-të dhe Ëhite në minutën e 12-të të pjesës së dytë.
Gjithçka dukej e vendosur, por kartoni i kuq i Anderson ndryshoi rrjedhën e takimit. Spanja përfitoi nga superioriteti numerik dhe u rikthye në lojë me golin e Oyarzabal nga penalltia në minutën e 20-të, ndërsa Nico Williams shënoi golin e dytë dhjetë minuta më vonë.
Megjithatë, përmbysja nuk u kompletua dhe Anglia festoi një fitore të madhe në Madrid. Me këtë rezultat, Anglia e mbyll grupin në vendin e parë, me pikë të barabarta me Spanjën. Kroacia renditet e treta, ndërsa Çekia e katërta.
