Berisha: Skapi i Partisë tani do quhet Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama ose ASKKR

10:24, 16/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë një deklarate para SPAK, kreu demokrat Berisha tha se, ‘Skapi i Partisë tani do quhet Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama ose ASKKR. Ai publikoi edhe mesazhin ‘për Altin Dumani Ramën’.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë konferencë të mbajtur para këtij institucioni, të cilin që sot e tutje do ta pagëzojmë Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama.

Mos e harroni pra, ASKKR.

I ndërrohet emri, nuk quhet më Skapi i partisë, por tani edhe partinë ka filluar ta lëshojë, por merret vetëm me mbrojtjen e Padrinos të Shqipërisë.

Lashë në zyrën e tyre këtë shënim: ‘Altin Troplinit, Gjokës, Hajrit, tani i shtohet edhe Ramës, Altin Rama, po, armikut të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, drejtësia vonon, por nuk harron. Sali Berisha’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco