E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Vendi

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet i riu në Vlorë, pranga edhe 37-vjeçarit që e shoqëronte

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, i cili qarkullonte i armatosur me pistoletë.

Gjithashtu është arrestuar edhe një 37-vjeçar, i cili po transportonte të riun.

Në lagjen “Kushtrimi”, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit R. H. dhe A. Ç. Gjatë kontrollit fizik ndaj pasagjerit, shtetasit R. H., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. H., 23 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe A. Ç., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Arma e zjarrit pistoletë, automjeti dhe 2 celularë u sekuestruan në cilëisnë e provës materiale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.