Von der Leyen: Zgjerimi do ta bëjë BE-në më të fortë

16 Nëntor 2026 | 10:56

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke theksuar se anëtarësimi i vendeve të reja do ta bëjë unionin më të fortë. Gjatë Forumit të dytë për Zgjerimin e BE-së, që po zhvillohet në Bruksel, në prani edhe të komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, Von der Leyen u ndal te perspektiva evropiane e vendeve kandidate dhe rëndësia e afrimit të Ballkanit Perëndimor me tregun e përbashkët evropian.

Në aktivitetin e titulluar “Evropa më e gjerë – Evropa më e fortë” marrin pjesë liderë politikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues të biznesit nga vendet anëtare të BE-së dhe ato që aspirojnë anëtarësimin. Pjesë e forumit janë edhe Ambasadorët e Rinj Evropianë nga vendet e zgjerimit.

Von der Leyen theksoi se Evropa ka një mundësi të rëndësishme për të bashkuar popujt e saj dhe për të ndërtuar një Bashkim ku më shumë qytetarë të jetojnë në liri, ndërsa fëmijët të rriten në paqe dhe prosperitet.

“Ne kemi një shans për t’i bashkuar popujt e Evropës. Për të ndërtuar një Bashkim ku më shumë evropianë mund të jetojnë në liri, ku fëmijët mund të rriten në paqe dhe prosperitet dhe ku ne mund të vendosim vetë për të ardhmen tonë”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropian.

Ajo vlerësoi gjithashtu potencialin e të rinjve nga Ballkani Perëndimor, duke theksuar se talentet e tyre mund të sjellin vlera të reja në tregun e përbashkët evropian

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kërkesat janë absurde”, Kallas flet për kushtet e Rusisë për paqe në Ukrainë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, i ka cilësuar absurde kërkesat e Rusisë në negociatat për t’i dhënë fund luftës në...
10:54 | 16/11/2026

Franca ndalon shitjen dhe përdorimin e fishekzjarrëve pas përshkallëzimit të protestave

Franca ka vendosur të ndalojë përkohësisht shitjen dhe përdorimin e fishekzjarrëve, pas incidenteve të regjistruara gjatë protestave në disa qytete të vendit, ku pajisjet piroteknike...
10:30 | 16/11/2026

Estonia nga 1 dhjetori do të mbyllë pikat kufitare me Rusinë, shkak sulmi sabotues ndaj prodhuesit të dronëve

Estonia do të mbyllë të gjitha pikat kufitare me Rusinë nga 1 dhjetori pas një sulmi të dyshuar sabotimi ndaj një prodhuesi dronësh në shtetin...
20:24 | 15/11/2026