Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në një dyqan lulesh në zonën e Tufinës, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, biznesi është në pronësi të Asllan Koçit dhe ky është shpërthimi i dytë i ndodhur ndaj këtij objekti brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Vetëm dy javë më parë, në dyqanin e luleve ishte regjistruar një tjetër shpërthim me lëndë plasëse.
Grupi hetimor pritet të kryejë veprimet e nevojshme për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, pasi deri më tani nuk ka të dhëna për autorët apo motivet e sulmit.













